Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e fundit në Perros Girek, pasi të premten do të udhëtojnë drejt Lensit për takimin debutues me Zvicrën.

Aty do të mbajnë edhe seancën në stadiumin ku do të zhvillohet takimi i së shtunës. E enjta pati vetëm një seancë dhe ajo jo me ngarkesë të ulët fizike, ndërsa fokusua te skemat taktike.Me Zvicrën synohet rezultat pozitiv dhe për Migjen Bashën duhet të shikojmë më shumë lojën tonë.

Migjen Basha – Futbollist i Kombëtares:“Zvicra ka lojtarë të mirë në çdo repart. Duhet të shikojmë veten tonë edhe nëse nuk bëjmë gabime si ndeshjet e fundit mund t’ia bëjmë të vështirë kundërshtarit”.

Ergys Kaçe kërkon që skuadra të zhvillojë lojën e eliminatoreve, që e sollën Shqipërinë në finalet Euro 2016.

Ergys Kaçe – Futbollist i Kombëtares: “Të tre skuadrat janë të mira, por edhe ne kemi skuadër shumë të mirë siç e kemi treguar më përpara dhe po të luajmë si përpara mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

Inspektorët e UEFA-s kryen të enjten disa kontrolle antidoping, një procedurë rutinore në të tilla aktivitete.

Ndeshja Shqipëri – Zvicër do të zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në Lens ku pritet një mbështetje e madhe brenda dhe jashtë stadiumit.

Artikulli paraprakDAILY MAIL: HYSAJ, NJË NGA DHJETË LOJTARËT SURPRIZË TË “EURO 2016”
Artikulli tjetërMURIQAN, ARRESTOHEN DY SHTETAS TË SHPALLUR NË KËRKIM