Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer trajnimeve të plota në “Kaiserau”, kampin bazë ku po përgatit duelet e Euro 2024. Të mërkurën në orën 15:00 kuqezinjtë i pret dueli kundër Kroacisë në Grupin B, sfidë kjo e parë dhe historike mes dy skuadrave.

Duket se humbja 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë në “Iduna Park” është lënë pas dhe në kampin kuqezi u duk një atmosferë më pozitive se dje. Kujtojmë se të diel trajneri Sylvinho zhvilloi një stërvitje të lehtë duke ndarë ekipin në dy pjesë, në ata që luajtën dhe ata që nuk luajtën përballë të kaltërve.

Këtë të hënë braziliani i stolit ka marrë një lajm pozitiv sa i takon Jasir Asanit, me mëngjarashin që është bashkuar me grupin në trajnim dhe duket se ka lënë pas shqetësimin muskulor që e shqetësonte që prej ndeshjes me Italinë.

Artikulli paraprakBE: TË MOS SPEKULOHET RRETH HEQJES SË MASAVE NDËSHKUESE NDAJ KOSOVËS
Artikulli tjetërPAS 24 VITESH PUTIN DO TË VIZITOJË KORENË E VERIUT