Televizioni i njohur zviceran, “SRF” realizoi një dokumentar për Kombëtaren shqiptare e cila për herë të parë kualifikohet në Kampionatin Evropian.
Videoja gati 5 minuta tregon rrugëtimin e Shqipërisë drejt këtij evenimenti dhe betejën që do të ketë “Gjuha jonë është gjuhë e shqiponjës” thotë kapiteni Lorik Cana. Protagonist është dhe trajneri i kombëtares Gianni De Biasi dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Në një video të publikuar prej pesë minutash, në fillim është kapiteni Lorik Cana, duke treguar se kualifikimi ka qenë endrra e tij e madhe “Ishte ëndrra ime” thotë Cana për kualifikimin. Për De Biasin asgjë nuk është e pamundur “Ne besuan nga fillimi deri në fund” Reportazhi mbyllet me besimin e Lorik Canës për të kaluar grupin “Kemi cilësi dhe dëshirë të madhe”.