Kryevepra e Armando Brojës përballë Hungarisë mban të ndezur ëndrrën për të siguruar një vend në fazën “play off” të Shqipërisë në kualifikueset e kampionatit botëror Katar 2022. Trajner i kombëtares shqiptare Edi Reja shpreson që të marrë një fitore edhe ndaj Polonisë që këtë radhë do jetë në shtëpinë tonë.
Portieri i kuqezinjve Etrit Berisha kërkon që skuadra të jetë me këmbë në tokë pavarësisht suksesit të arritur me Hungarinë, pasi Polonia është një ekip i mirë dhe duhet angazhim maksimal dhe për këtë të gjithë lojtarët janë në dijeni thotë gardiani i kombëtares.
Shqipëria do të luaj mbrëmjen e nesërme ndaj Polonisë, përballje në të cilën kombëtares shqiptare i duhet fitorja për të vijuar ëndrrën e bukur të kualifikimit në kampionatin botëror Katar 2022.