Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Luksemburgut në muajin shtator. Këto dy takime miqësore do të luhen në vendin tonë në datat 4 dhe 6-shtator. Ndeshja e parë miqësore është programuar të luhet më 4-shtator në stadiumin e Vorës, në ora 16:30, ndërsa miqësorja e dytë Shqipëri-Luksemburg do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 6-shtator në ora 10:00. Këto miqësore do të shërbejnë për të vëzhguar dhe testuar nga afër futbollistët e grumbulluar, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për raundin e parë kualifikues për kampionatin europian U-17 që do të luhet në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Kjo do të jetë edhe prova e parë për trajnerin e ri të Përfaqësueses U-17, Andrea Tedesco përpara kualifikuesve të kampionatit europian “Shqipëri 2025”, që do të luhen në muajin tetor në vendin tonë, ku kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3, së bashku me Hollandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe. Kombëtarja U-17 është e kualifikuar automatikisht në finalet e Europianit U-17, pasi ky event madhor do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, në vendin tonë.

Artikulli paraprak“VLLAZNIA B” FITORE ME GOLEADË NDAJ EKIPIT U-21
Artikulli tjetërDY VATRA ZJARRI NE THETH, BASHKIA MOBILIZON INSTITUCIONET PER NDERHYRJE