Shqipëria U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka arritur suksesin e rradhës në turneun “Roma Caput Mundi”. Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 ka mundur në ndeshjen e dytë përfaqësuesen e Greqisë me rezultatin e pastër 2-0.
Ka mjaftuar nga një gol për secilën pjesë, në të parën ka qenë Samuel Nezha ku ka ekzekutuar saktë nga pika e penalltisë dhe në pjesën e dytë ka vulosur fitoren Patrik Pasha me golin e shënuar. Kombëtarja po bën mirë duke kërkuar suksesin e rradhës në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e enjte. I pranishëm gjatë ndeshjes, ka qenë edhe trajneri i përfaqësueses A, Christian Panucci, i cili ka vëzhguar futbollistët e rinj.
Kundër Greqisë përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pellumbi, Koci, Halili dhe Tafa. Siç mund të vërehet, pjese e kesaj skuadre ne ndeshjen e sotme kane qene edhe dy futbolliste te Akademise Vllaznise, pikerisht kapiteni Enes Isufi dhe mbrojtesi tjeter Elmir Lekaj të cilët kanë realizuar një paraqitje të mirë në këtë takim. Ndërkohë keto janë rezultatet e deritanishme të Shqipërisë U-19 në këtë turne:
19 shkurt 2018 – Shqipëri 5-1 Maltë
20 shkurt 2018 – Shqipëri 2-0 Greqi
Ndeshja finale e turneut është parashikuar për tu zhvilluar në datën 23 shkurt në orën 10:30.