Kombëtarja Shpresa U-21 ka zhvilluar pasditen e së premtes ndeshjen me Irlandën e Veriut kjo ndeshje ishte e pestë e vlefshme për në eleminatoret e kampionatit Europian të kësaj grupmoshe. Objektiv i kombëtares ishte arritja e fitores në këtë takim i cili është mbajtur në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Por pavarësisht optimizmit që kishte përfshirë ekipin kombëtarë dhe pretendimit të tyre për të fituar 21 vjeçarët e Alban Bushit arritën të merrnin vetëm një barazim 1-1 ndaj Irlandës së Veriut duke zbehur shanset për një kualifikim të mundshëm. Pavarësisht se në pjesa e parë është dominuar nga irlandezët ka qënë pjesë e dytë e lojës ku është folur vetëm për shqiptarët ku në minutën e 83 ka qënë Ylber Ramadani i cili shënon golin e parë.
Edhe pse u mendua se tashmë kombëtarja Shpresa kishte siguruar tre pikëshin e kërkuar vjen edhe goli i barazimit nga ekipi mik që barazon në minutën e 89 ku me këtë gol tashmë mori edhe kryesimin me 10 pikë në pesë ndeshje të realizuara deri më tani ndërsa Shqipëria renditet në vendin e katërt me 6 pikë. Trajneri Alban Bushi nuk ka mbetur shumë i kënaqur me rezultatin e arritur ku është shprehur se ka mbetur shumë i zhgënjyer por pavarësisht kësaj tekniku ka vlersuar lojën e zhvilluar në fushë.
Bushi nuk ka nguruar të evidentojë faktin se futbollistët e Irlandës së Veriut i përkasin moshës 21 ndërkohë në kombëtaren tonë më shumë aktivizohen lojatrë të moshës 19 vjeçare por në përfundim Bushi është shprehur se loja në përgjithësi është përballuar mirë.