Të rinjtë e qendrës rinore “Arka” kanë risjellw në skenë komedinë shqiptare “Çifti i Lumtur” që flet për dy të rinj që duhen, por që hasin vështirësi për të ruajtur lidhjen nga familjarët e tyre për shkak të besimeve të ndryshme fetare. Komedia është bazuar nga filmi me të njëjtin emër por i përshtatur me kohën moderne theksojnë regjisorët.

Në fund të shfaqjes aktorët shprehen të lumtur pasi publiku i priti mjaft mirë.

Ky aktivitet u realizua ne kuader te Projektit “Forcimi i Dialogut dhe Harmonisë Ndërfetare në Shkodër” dhe financohet nga Ambasada e Hollandës në Tiranë.

Artikulli paraprakFOTOGRAFËT NGA EUROPA VIJNË NË LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërKONCERTI RECITAL “PEISAZHE PIANISTIKE NGA BALLKANI”