TRUPA E AKTORËVE ME REGJISORIN SMAJA VIJOJNË INTENSIVISHT PËRGATITJEN. Pas shume provash intensive ne tavoline per komedine “Rendesia e te qenit i sinqerte” tashme provat per kete komedi po vijojne ne skene.
Regjisori Fatbardh Smaja dhe gjithë trupa e kësaj komedie me aktoret Rita Gjeka, Merita Smaja, Enver Hyseni, Simon Shkreli, Jozef Shiroka, Nikolin Ferketa, Sara Smaja, Ergys Bamci etj po punojne shume per diten e premieres se kesaj komedie. Komedia e Oscar Wilde dhe e shqiperuar nga Zef Zorba eshte perzgjedhur nga vete regjisori per skenarin e mrekullueshem dhe humorin e holle e tipik per te percuar keshtu tek publiku e artdashesit shkodran diçka ndryshe nga komedite e tjera. Pergjegjesia per te gjithe trupen pjesemarrese ne kete komedi eshte akoma me e madhe kur kjo komedi do vihet ne skenen e teatrit Migjeni ne kuader te veprimtarive dhe aktiviteteve qe do zhvillohen ne kuader te 65 vjetorit te teatrit Migjeni e ketyre aktiviteteve do i bashkangjiten edhe drama “Kurora e Dhimbjes” nga Fadil Kraja dhe rikthimi ne skene i drames “Gjaku i Arbrit”