Me 8 qershor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës do të vendoset në skenë komedia e zezë “Gjaja” me regjisor Altin Bashën. Një shfaqje e cila trajton një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë që është korrupsioni.
Për regjisorin Altin Basha vendosja në skenën e teatrit të Shkodrës këtë shfaqje ka qënë e qëllimshme pasi është një qytet që shpesh herë shoqërinë shqiptare e thërret që të mos jetë indiferente ndaj padrejtësive që i bëhen.
Rita Gjeka drejtorja e teatrit “Migjeni” në Shkodër shprehet se për shkak të temperaturave të larta premiera do të vendoset në skenë vetëm me 8 qershor për tu rikthyer sërish në shtator.
Në premierën “Gjaja” do të interpretojnë aktorët Pjerin Vlashi, Simon Shkreli, Jozef Shiroka, Nikolin Ferketa, Fritz Selmani dhe Kristi Lleshi.