Rikthehen në skenën e Teatrit “Migjeni” kolosët e estradës, të cilët për pesë netë me radhë garantojnë të qeshura pafund për të gjithë shkodranët.

“Lufta dhe Paqja… pa Pilaf”, kjo është shfaqja që ngre në skenë emra si Gëzim Kruja, Zef Deda dhe Drande Xhaj.

Regjisor i kësaj shfaqjeje është aktori Bruno Shllaku, i cili shprehet për Star Plus se kjo shfaqje e ka suksesin e garantuar vetëm prej emrave që pritet të ngjiten në skenë, megjithatë garanton se shkodranët kanë mundësinë që të kalojnë disa orë plot gaz e hare.

 

Komedia pritet të ketë premierën në skenën e pamteonit “Migjeni”, duke filluar nga data 15 maj, për të ardhur në vazhdim edhe për katër ditë të tjera, duke filluar nga ora 19:00. Në bazë të shfaqjes është një burrë, i cili dhunohet nga e shoqja.

Për më tepër, surprizat pritet të zbulohen të martën e 15 majin, në “Migjeni”.

Artikulli paraprakVIJOJNË KONTROLLET E AKU NË SHKODËR
Artikulli tjetërKËRKOHET DËNIMI I MAFIOZIT SHQIPTAR QË ÇOI NË ZBULIMIN E HABILAJVE