Komedia me titull “Mejhane”  e autorit dhe regjisorit Imer Veliu ka udhëtuar nga qyteti I Mitrovicës drejt Shkodrës në skenën e teatrit “Migjeni” duke sjellë në një këndvështrim ndryshe Kosovën e cila ka dramën e luftës, por ka dhe atë të pasluftës, atë më ngjyrime sociale, sidomos në dinjitetin njerëzor.

 “Mejhane”, është një kafene në të cilën trajtohen shumë çështje, dhe kështu përshkruhet një realitet i përditshmërisë që ndodhë në Kosovë. Heronjtë e kësaj shfaqje janë veterani i luftës së UÇK-ës dhe artisti, ku të dy këta heronj janë të dhënë pas alkoolit, ku gjatë bisedave të tyre në kafenenë “Mejhane”, ata shpërfaqin herë pas here batuta humori e satirë kundër fatit të tyre dhe ambientit që i rrethon.

Fatmir Haliti, Mehmet Preteni, Mirsad Ferati dhe Agan Asllani janë aktorët që luajnë në shfaqje të cilët janë relativisht të rinj nga mosha por vërtetë të pjekur dhe të përgatitur mirë për skenën dhe rolet duke arritur ta sjellin shfaqjen “Mejhane” në mënyrën më të mirë të mundshme.

Artikulli paraprakVERIU I SHQIPËRISË, “DUHET ARTIZANAT DHE TURIZËM”
Artikulli tjetërPROMOVIMI I VLERAVE NË GURIN E ZI