Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideron luftën ndaj korrupsionit prioritet dhe shpreh mbështetjen e SPAK në këtë mision. Deklaratën Basha e bëri gjatë një takimi me Zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.

Komenti i Bashës vjen në një moment kur me kërkesë të SPAK, GJKKO ka marrë masë sigurie ndaj Sali Berishës për korrupsion pasiv.

“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve. Lufta ndaj korrupsionit, i cili është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë për të ndërtuar jetën në vëndin e tyre dhe jo në emigrim, është dhe priotiteti kryesore i PD”, – tha kreu i PD.

Kreu i PD konfirmoi angazhimin e forcës që drejton që të kontribuojë përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kunder korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.

Kryetari i PD i prezantoi edhe platformën për luftë kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, që iu jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre, lista te hapura, vetting për politikanët, votën e diasporës, presidentin nga populli, etj.

Duke folur për riorganizimin e PD, zoti Basha tha se një vëmendje e veçantë po i kushtohet përfshirjes të sa më shumë grave dhe të rinjve, për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep dhe IRI.

Basha i prezantoi dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë i cili sipas kryetari të PD është koalicioni për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët.

Artikulli paraprakURAGANI ‘OTIS’ NË MEKSIKË, HUMBIN JETËN 27 PERSONA DHE 500 MIJË BANESA DHE BIZNESE MBESIN PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërPËRUROHET SOT BUSTI I BABAIT TË KRYEMINISTRIT GREK NË DERVICAN, RAMA: DO TË DOJA TË ISHTE KËTU DHE MITSOTAKIS