Komisioneri për të drejtën e informimit në Shqipëri zhvilloi një takim në qytetin e Shkodrës për ligjin e ri për informimin e publikut. Gjatë këtij takimi komisioneri Besnik Dervishi tha se vetëm brenda një jave janë bërë 300 ankesa për mosdhënie informacioni nga institucionet.

Prefekti Paulin Radovani përmendi listën e punonjësve të prefekturës e cila u publikua para pak ditësh duke thënë se është keqpërdorur nga mediat për shkak të publikimit të numrave të telefonit por nga ana tjetër pranoi vërtetësinë e asaj liste.“Star Plus” ka respektuar privatësinë dhe nga lista e punonjësve të prefekturës janë publikuar vetëm emrat dhe partitë politike, pa numrat e telefonit. Vetë drejtuesit vendor shfaqën disa problematika.Institucionet përveç rasteve të dokumenteve secrete janë të detyruara sipas ligjit të ri që brenda 10 ditëve t’i kthejnë përgjigje çdo shkrese zyrtare të qytetarëve në formë elektronike apo përmes postës.

Artikulli paraprakPD NË PROTESTË, KËSAJ RADHE JANË TË RINJTË NË KRYE
Artikulli tjetërSTAFETA E SPORTISTËVE MË TË MIRË NDËR VITE