Mungesa e energjisë elektrike tek shumë familje të varfëra është një problem I njohur prej vitesh. Robert Gajda, komisioenri për mbrojtjen nga diskriminimi ka kërkuar që institucionet dhe ministritë e linjës të cilat garantojnë shpërndarjen e energjisë elektrike të mos ndërpresin energjinë tek familjet në nevojë. Sipas tij, furnizimi me energji është një e drejtë që duhet t’I takojë çdo qytetari shqiptar, pavarësisht statusit ekonomik.
Komisioneri Gajda tregon se ka një mungesë të ndjeshmërisë të institucioneve ndaj familjeve në nevojë, por ligji parashikon disa lehtësi për këto familje ndaj edhe duhen zbatuar.
Vetëm për 2022 pranë zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë regjistruar 139 çështje ku rreth 50% e tyre janë nga familjet në nevojë. Ndërkohë që në Shkodër është arritur të zgjidhen me sukses problematika të tilla, duke mos lënë familjet që denoncojnë në errësirë.