Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj. Në fokus të diskutimit të tyre ishte vëmendja ndaj shtresave në nevojë por edhe respektimi I të drejtave të njeriut në të gjitha institucionet në varësi të kësaj bashkie. Komisioneri Gajda kërkoi që bashkia Malësi e Madhe të sigurojë infrastrukturën që të gjithë personat me aftësi të kufizuar të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës më 14 maj.

Ndërkohë, kryetari I bashkisë Tonin Marinaj theksoi se kjo bashki ofron edhe shërbime të tjera të veçanta në shërbim të komunitetit.

Ky ishte takimi I parë I komisionerit Gajda në bashkinë Malësi e Madhe ndërsa u njoh edhe me disa problematika të kësaj zone të cilat pritet të marrin zgjidhje nga institucionet përgjegjëse

 

Artikulli paraprakUJI I DËMTOI SHTËPINË, FAMILJA JETON ME QERA NË SHKODËR
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR NIS PROCESIN E GRUMBULLIMIT DHE TRANSFERIMIT TË QENVE ENDACAKË NË STREHËZËN E RE