Komisioni Ad Hoc, zgjedh 12 komisionerët e Pavarur të Kualifikimit
Komisioni Ad Hoc i kryesuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko zgjodhi 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Komisioni Ad Hoc zgjodhi kandidatët Etleda Çiftja , Firdes Shuli , Genta Bungo , Xhensila Pine , Roland Ilia , Alma Vokopola , Pamela Qirko , Valbona Sanxhaktari , Brunilda Vasha , Lulzim Hamiti , Olsi Komici dhe Suela Zhegu. Komisioni zgjodhi edhe dy anëtarët zëvendësues. Anëtari i Parë zëvendësues është Vojo Mali, ndërsa anëtari i dytë zëvendësues është Pal Shkambi. 12 komisionerët do të vlerësojnë gjyqtarët e prokurorët që duan të jenë pjesë e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri. Në rast kur kandidatët gjyqtarë ose prokurorë rrëzohen ose refuzohen nga Komisioni i Kualifikimit, atëherë ata kanë të drejtë ti drejtohen Kolegjit të Apelimit i përbërë me 6 anëtarë. 12 anëtarët do të votohen në seancën plenare të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila pritet të mbahet në orën 14.00.