Një udhërrëfyes për integrimin në BE e ka cilësuar Rama komisionin Antikorrupsion në mbledhjen e grupit të PS. Rama tha se ku komision do jetë garant që të gjitha institucionet të punojnë si duhet për të çuar para integrimin në BE. Rama tha se është e nevojshme që të kemi një mekanizëm të harmonizuar antikorrupsion.

“Ky proces duhet t’i japë kuvendit dhe të gjitha pjesëve një plan, një udhërrëfyes të kalendarizuar. Ajo që nuk dihet dhe ajo që nuk mundte ta bëjë askush përveç nesh, është si dhe kur, se çfarë dihet. Si dhe kur? Këtë duhet ta bëjmë ne. Për këtë arsye progresi i bërë është shumë i rëndësishëm të shihet edhe në shpejtësinë e vet, duhet të rrisim shpejtësinë e progresit. Progresi i bërë është i rëndësishëm të kuptohet dhe të përqafohet në përmbajtjen e tij nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skuadër kombëtare. Nuk duhet të lejojmë që të jetë një proces i pakoordinuar mes të gjithë përbërësve të kësaj skuadre. Në fund në tryezën e negociatave ne jemi Shqipëria të gjithë. Nevoja për të pasur uniformitet, cila është strategjia, taktika, pozicioni në fushë e secilit, mund të bëhet e plotë vetëm përmes bashkëveprimit. Nevojë për të garantuar një shtet që është mekanizëm i harmonizuar antikorrupsion, në mënyrë që antikorrupsioni të jetë i shtrirë në të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit në mënyrën e funksionimit te institucioneve. Subjektiviteti njerëzor të gjejë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë për ata që duan të marrë shërbimin nga shteti”, tha Rama.

Artikulli paraprakMANDATI I DEPUTETIT PËR BERISHËN/ GAZMENT BARDHI: NIKOLLA E LEXOI DREJT KUSHTETUTËN
Artikulli tjetërRRITJA E PAGAVE PËR ADMINISTRATËN, JA SA PËRFITOJNË