Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar qëndrimin pozitiv të Komisionerit Varhelyit për propozimin e Charles Michel për zgjerimin e Bashkimit Evropian në 2030-tën. Rama thotë se Varlhelyi nuk e ka zhgënjyer kurrë ndërsa bën edhe krahasimin e zakonshëm me autobusin e ngadaltë të BE-së. Për të përshkruar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, nisur edhe nga zhvillimet e fundit me rrëzimin e avionit të Prigozhin në Moskë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si autobus të ngadaltë por shumë të sigurtë. Krahasimi që në fakt nisi si një batutë në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni, është përdorur edhe sot nga kryeministri Rama, por kësaj radhe për të falenderuar për mbështetjen Komisionerin për Zgjerim e Fqinjësi, Oliver Varhelyi. Rama thotë se tashmë, autobusi i ngadaltë po kthehet në interesant, pasi liderët e Ballkanit Perëndimor ndonëse kanë përpara një rrugë të mundimshme, do mund të jenë pjesë e tryezave të rrumbullakëta ku bëjnë pjesë edhe vendet e tjera të unionit.

“KOMISIONIERI YNË që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira.

Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëdimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur. Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas.”- shkruan Rama. Ndërkohë, më herët Varhleyi ka thënë se përshëndet çdo vendim që merr Këshilli.

“E mirëpres që Këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar #Zgjerimin.

Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt zgjerimit të vitit 2030.”- ka thënë Varhelyi. Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel propozoi që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim. Kjo tematikë u diskutua edhe në Forumin e Bled në Slloveni, ku të pranishëm ishin krerët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Kryministri Edi Rama. Kryeministri theksoi se ‘euro-optimizmi’ i shqiptarëve për t’u bërë anëtarë të BE-së do të jetë edhe për 2 dekada ndërsa i kërkoi vetë Charles Michelit, që BE të mbajë premtimin.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA MERR PRESIDENCËN E DYTË TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT, XHAÇKA
Artikulli tjetërOSMANI TAKON KONGRESMENIN TURNER: KOSOVA KA BËRË SHUMË PËR SHTENSIONIMIN E SITUATËS NË VERI