Sot kur Presidenti Ilir Meta zhvillon tubimin në mbrojtje të Kushtetutës, pritet që të publikohet edhe raporti i Komisionit Evropian mbi ecurinë e reformave.
Raporti pritet të bëhet publik në orën 12:00.
Disa ditë më parë Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se shpreson që me raportet që Komisioni do të publikojë për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut të bindë të gjithë anëtarët e bllokut.
Varhelyi vlerësoi “përparimet serioze” të Tiranës dhe Shkupit.