Misioni mbijetesë bëhet gjithnjë më i vështirë për Erzenin e Shijakut, që merr një goditje të rëndë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Klubi shijakas do të luajë katër ndeshje pas spektatorë, si dhe gjobitet me 200 mijë lekë, për shkak të dhunës së tifozëve ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar. Dënimit nuk i ka shpëtuar as klubi shkodran, që gjobitet me 100 mijë lekë për hedhjen e sendeve të fortë në fushë në ndeshjen me Kukësin. Më gjobë në masën 50 mijë lekë është dënuar Kukësi, ndërsa Albi Doka i Tiranës, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve pezullohet tri ndeshje.

Vendimet e Disiplinës dhe Etikës

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës në ndeshjen kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Matthaus kritikon merkaton e Bayernit: Nuk i kuptoj, afrojnë lojtarë stoli dhe mbi 30-vjeç
KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv dhe duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 6/3/b, 17/1/c, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë

Lojtari i KF Tirana, Albi Doka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Teuta U-17, Samuel Xhafkollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

KF Vllaznia Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Gramshi Femra, në bazë të neneve 16/1 të KDE dhe 32/2 të rregullores së aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës.

Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftëtari, Sousa Santos Jersival, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Artikulli paraprakORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË NGRE ALARMIN: 30 HERË MË SHUMË RASTE TË FRUTHIT NË EVROPË NË VITIN 2023
Artikulli tjetërPANAIRI NDËRKOMBËTAR I TURIZMIT “FITUR, MADRID”, KRYEMINISTRI RAMA VIZITË NË SPANJË