Është koha analizash por edhe pune intensive. Komisioni i ekonomisë në Këshillin e Bashkisë Vau Dejës ka zhvilluar mbledhjen e fundit për këtë vit, ku është analizuar projekt buxheti për vitin 2016-të.

I pranishëm në këtë mbledhje ka qënë edhe Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila i cili ka deklaruar se buxheti i 2017-ës, nuk kap shifra marramëndëse, por këtë vit vemendja do të jetë e përqëndruar tek hartimi i projekteve dhe bashkëfinancimi i tyre. Nderjkohe qe buxheti i 2017-ës është miratuar në parim nga të gjithë këshilltarët. Një buxhet që i serviret banorëve të Bashkisë Vau Dejës nderkohe që do te jete mbledhja e këshillit ajo e cila do ti hape driten jeshile ketij dokumenti.

Artikulli paraprakDRUTË E ZJARRIT, “BASHKITË JANË SHUMË VONË”
Artikulli tjetërJOZEFINA & ALDO SIMONI NË “SHKODRA N’FEST”