Është miratuar raporti i propozuar për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ky vendim u mor nga Komisioni i Ligjeve i drejtuar nga Ulsi Manja me 13 vota pro dhe një kundër. Raporti fillimisht u prezantua nga relatori i çështjes Adnor Shameti i cili tha se kërkuesit për shkarkimin e Presidentit vlerësojnë se kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën duke anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Më pas u hodh në votim nga kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja dhe ky komision miratoi propozimin për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

I vetmi që votoi kundër raportit është kreu i ballit kombëtar Adriatik Alimadhi ndërsa ky raport tashmë do t’i dërgohet Parlamentit në seancën e 4 korrikut.

Artikulli paraprakVAU-DEJES, ALEANCA QYTETARE PËR DEMOKRACINË LETËR PUBLIKE MARK BABANIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LAÇ, E REJA GJEN VDEKJEN