Partia Socialiste ka propozuar emrat për anëtarët e saj në Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin. Erion Braçe është emri i propozuar nga PS, për të qenë kryetar i Komisionit. Ndërsa emrat e tjerë për anëtarë të Komisionit janë Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj. Më datë 11 prill, në parlament u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër ngritja e Komisionit për Dezinformimin. Një pjesë e konsiderueshme e opozitës nuk ka marrë pjesë në këtë votim. Ky komision i posaçëm do të angazhojë anëtarë nga 4 komisioneve të tjera parlamentare, Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimi.

Anëtarët e propozuar nga PS për Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin
Erion Braçe (kryetar komisioni)
Bledi Çuçi
Mimi Kodheli
Pandeli Majko
Enslemvera Zake
Etilda Gjonaj

Artikulli paraprakZHVILLIMI TURIZMIT TË QËNDRUESHËM, JA SFIDAT
Artikulli tjetërNIS MBLEDHJA E KËSHILLIT TË SIGURIMIT, SHEFJA E UNMIK-UT SHPREH KEQARDHJE