Pasi miratuan me shpejtësi dhe me të gjitha votat 4 pikat e para të rendit të ditës, konkretisht ndihmën ekonomike dhe dhënien e ndihmës financiare për familjet që kanë pësuar dëme nga zjarri, anëtarët e Këshillit Bashkiak u ndalën për të diskutuar nivelin e pagave të funksionarëve të bashkisë për vitin 2017.

Këshilltari i FRD-së Fatlum Nurja u ndal tek kompetencat e Këshillit Bashkiak duke thenë së kryetarja e bashkisë ka marrë 3 vendime të jashtëligjshme. Pavarësisht diskutimeve niveli i pagave për nëpunësit e bashkisë u miratua me të gjitha votat. E njëjta gjë ndodhi edhe me shtesën e masës së shpërblimit për shpronësimin e e pasurive të paluajtshme që preken për efekt të investimit që po kryhet për rikonstruktimin e bllokut të pallateve në Xhabije.

Ndryshe ndodhi me pikën 7 të rendit të ditës. Buxheti faktik i vitit 2016, pasi mori vetëm 22 vota pro dhe 9 abstenime, nuk u miratua. Ndërkaq, për miratimin e rregullores dhe përbërjen e komisionit të strehimit në Bashkinë Shkodër, këshilltari Fatlum Nurja kërkoi shqyrtim të bazës ligjore. Vetëm pasi u diskutua për 1 orë dhe rreth 45 minuta pritje për plotësimin e numrit të këshilltarëve, këta të fundit propozuan ngritjen e një komisioni specialistësh duke i dhënë tagër të plotë për hartimin e sistemit të pikëzimit për strehimin.

Artikulli paraprakBETOHET VUÇIÇ: KOSOVËN DO E RUAJ SI PJESË TË SERBISË
Artikulli tjetërMBROJTJA E BIODIVERSITETIT DHE SHOQËRIA CIVILE