Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka vendosur të miratojë raportin final të hetimit më datën 23 korrik.

Kryetari i këtij komisioni, socialisti Ulsi Manja, bëri të ditur se afati i fundit i këtij komisioni është 31 korriku dhe se raporti i komisionit do të paraqitet më 18 korrik.

Manja e quajti zyrtarisht të mbyllur hetimin ndaj Metës dhe kërkoi diskutimin e argumenteve dhe 20 provave shkresore për çështjen e ngritur, duke përfshirë edhe dy raportet Venecias.

Ulsi Manja: Raporti do të jetë gati deri më 18 korrik. Opinion i Venecias është pjesë e dosjes hetimore. Raporti përfundimtar do t’i paraqitet Kuvendit në seancë plenare dhe komisioni pushon së ekzistuari veprimtarinë e tij.

Bashkim Fino: Çfarë kuptimi ka të diskutojmë ne sot dhe raporti të dalë më 18, kur do duhet të diskutojmë sërish pas raportit.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT MIRËMBAJNË VETË RRUGËN
Artikulli tjetërKPA SHKARKON NGA DETYRA KRYETARIN E GJYKATËS SË APELIT, HYSNI DEMIRAJ