Instituti I sigurimeve shoqërore ka vendosur që shtresës së invaliditetit tu hiqet fletdrejtimi sa herë që ata të rikomisionohen.
Pra për vertetimin e dokumentave përkatese ata nuk kanë nevojë të takohen me mjekun por të drejtohen tek Komisioni Mjekësor I Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
Ndërkohë kjo procedure e re tashmë ju ka krijuar lehtësi këtyre përsonave pasi nuk kanë nevojë të sorollaten .
Ky vendim ka rreth dy muaj që ka hyrë në fuqi. Heqja e këtij dokumentacioni është mjaft e rëndësishme
pasi deri më tani invalidëve u është dashur të sorollaten tek shërbimi shëndetsor por tashmë ata do e kenë më të lehtë pasi të gjitha dokumentat do të plotësohen pranë KMPCAP.