Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneliu duke folur në Komisionin e Hetimor për Metën, në mbledhjen e ditës së sotme, ka deklaruar se tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim duke qenë se të gjitha informacionet për veprimet e Metës janë mbi tryezë.

Zeneli ka hedhur akuza duke thënë se mazhoranca po kërkon kohë për zgjatjen e hetimeve për të bërë pazare.

Zeneli: Mund të rishikojmë që sot. Të jepet një mendim i prerë, nëse e ka shkelur apo nuk e ka shkelur Meta Kushtetutën.

Rama duhet të dal para shqiptarëve e të thotë e ka shkelur apo jo Meta kushtetutën. Por ju po kërkoni Kohë. Të merren në shqyrtim të gjithë informacionet e të dilet në një vendim.

Manja: Bashkohem me mendimin tënd. Ne jemi drejt fundit. Alimadhi më tha se duhet të njihemi me vendimin. Do të jetë një kohë e shkurtër.

Artikulli paraprakISH-DREJTORI I POLICISË: KRIMI ËSHTË I LIDHUR ME POLITIKËN
Artikulli tjetërPRESIDENCA KËRKESË PROKURORISË: VERIFIKONI NUMRIN QË SHANTAZHOI TEDI BLUSHIN