Shume kush ndoshta nuk do te habitet, por komiteti i Zhvillimit te Rajoneve, nje organ i qeverise Shqiptare ka braktisur serish Shkodren.
Asnje qindarke, eshte vendimi i ketij komiteti per Bashkine e Shkodres, edhe pse projektet jane atje, dhe presin vetem financimin nga ana e Qeverise Shqiptare. Megjithate, duket se kesaj radhe ky organ ka qene edhe me i ashper, duke perjashtuar te gjithe Qarkun e Shkodres, te gjitha bashkite, pervec Bashkise Fusha Arrez e cila ka perfituar nje fond per rikonstruksionin e fasadave te qendres se kesaj bashkie. Ne kete mbledhje, Komiteti i Zhvillimit te Rajoneve, kreu shperndarjen e fondeve per thirrjen e trete te granttit per infrastrukturen vendore dhe rajonale ne kuader te programit te zhvillimit ku vendosi edhe fituesit, duke perzgjedhur Vloren ne 4 projekte dhe te tjera Bashki per financime. Ne baze te vendimit Autoritetet kontraktuese për projektet, sipas pikës 1, të këtij vendimi, duhet të kryejnë procedurat e prokurimit publik dhe të lidhjes së kontratës përkatëse për zbatimin e punimeve të ndërtimit, përpara fundit të tremujorit të katërt, të vitit 2016. Për fondet e projekteve të paprokuruara sipas këtij afati, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve ka të drejtën të rishqyrtojë financimin dhe t’i rishpërndajë ato. Megjithate, ndryshe nga heret e tjera, kesaj radhe kane perfituar edhe disa bashki te djathta nga nje projekt, nderkohe qe vemendja vijon te jete e perqendruar vetem ne bashkite e jugut te vendit. Bashkia e Shkodres ka riperseritur shpesh here, angazhimin e saj per perfitimin e projekteve nga ky komitet, nderkohe qe duket qarte se projekte te medha per Shkodren, duhet ende te presin.