Është rikthyer karantina për qytetarët që vijën nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Kjo u bë e ditur sot nga Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, gjatë një konference për shtyp, ndërsa karantina e detyruar për qytetarët nga këto dy shtete do jetë në fuqi deri më 3 maj.

Po ashtu, Rakacolli bëri me dije se një tjetër vendim i marrë nga Komiteti është edhe rikthimi i në klasa i nxënësve të viteve të para dhe të dyta në gjimnaze. Ndërkohë mbesin të pandryshuara masat e tjera panti-COVID të vendosura më parë.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID, duke shtuar se ka një rritje të numrit të infeksioneve në Gjirokastër, Korçë e Berat.

“Mesatarja javore e rasteve pozitive ka zbritur nga 172 në 138. Incidena javore në 108 nga 187. Ka një rritje të qëndrueshme të incidentës 2 javore në incidencën e saj të zbritjes. Numri i bashkive ka zbritur nga 36 në 33, raporti meshkuj femra mbetet 48 me 52% në raport me infeksionin, ndërsa është e ndryshuar në rastet e humbjes së jetës. Numri i shtrimeve në spitale deri dje ka qenë në 174.

COVID3 dhe COVID 4 nuk kanë pacientë për momentin, por janë në gatishmëri të plotë. Një indeks tjetër është edhe ulja e vdekshmërisë që nga 50 një javë më para, në 25. Një ndryshim i qenësishëm ka qenë edhe rezultati i rasteve të reja në disa vende.

Tirana ka një numër rastesh aktive të larta, por vihet re që po bëhet tashmë dy-tre javë që Gjirokastra, Korça dhe Berati vijën mbrapa me numra të reja rastesh, që po mbahen në vëzhgim”, tha Fico.

Artikulli paraprakHELIDON BUSHATI: ZOGAJ I KA THENE JO HAJDUTIT TE FONDEVE, E I KA THENE PO NDRYSHIMIT
Artikulli tjetërVELIPOJË, QËLLOHEN MJETET E KRYETARIT TË PS NË GOMSIQE