Gjigandi suedez i mobilieve IKEA ka pranuar të paguajë 46 milionë dollarë familjes së 2-vjeçarit Jozef Dudek, i cili u mbyt në Maj të 2017-s në shtëpinë e familjes së tij në Kaliforni, kur komodina e kësaj kompanie ra mbi të.
Kjo komedinë me një peshë prej 32 kilogramë mbyti 2-vjeçarin duke e zënë poshtë saj.
Prindërve të Jozefit u dukej e pabesueshme sesi kishte ndodhur ky aksident në shtëpinë e tyre, por më vonë kuptuan që ajo komedinë ishte e paqëndrueshme nga vetë dizajni.
Kjo komedinë ishte tërhequr nga tregu një vit më parë pasi kishte shkaktuar edhe vdekjen e tre fëmijëve të tjerë duke sjellë një alarm shqetësues. Sipas avokatëve, shpërblimi prej 46 milionë dollarëve është më i madh në historinë e SHBA-së për vdekjen aksidentale të një të mituri.
Prindërit e vogëlushit 2-vjeçar që mbeti viktimë u shprehën se po tregojnë historinë e tyre sepse nuk duan që ajo të ndodhi në një familje tjetër, ndaj e bënë publike këtë ngjarje.
Gjithashtu ata thanë që do të dhuronin 1 milion dollarë të marrëveshjes për grupet që punojnë për të mbrojtur fëmijët nga produktet e rrezikshme.