Ne pergjigje te deklarates se kryetarit te bashkise Malesi e Madhe Z.Tonin Marinaj kompania e sherbimit urban e qytetit te Shkodres reagon
Kete e ben per te vene ne dijeni kryetarin e bashkise Malesi e Madhe qe para 1 viti kjo kompani ka operuar linjen Shkoder-Malesi e Madhe me bilete 50 leke dhe qe diten qe keto shofera furgonash e kane larguar forcerisht kompanine ne fjale nga stacioni i koplikut cmimi i biletes Malesi e Madhe-Shkoder eshte bere perseri 100 lek per qytetaret e Malesise se madhe. Sqarojme qe nuk eshte aspak i vertete reagimi i shoferave te furgonave qe nuk egziston nje stacion ne parkingun e Tregut te shumices, i cili eshte qellimisht per furgonat e Malesise se Madhe ne nje kohe qe ka 1 vit qe shoqeria ne fjale ka vene ne dispozicion linjen e urbanit Qender-Treg shumice-Qender qe nga ora 06:00-18:00. Kjo linje operohet nga 4 autobuze me distance kohore prej 10 minutash nga njeri tjetri. Moslejimi i hyrjes se tyre ne qytetin e shkodres behet per arsye te kaosit qe shkaktojne ne qender te rusit dhe me tej si dhe ndotjen e ambjentit Pas ndaleses se furgonave nga malesia e madhe tek tregu i shumices pritet te behet edhe ndalimi i mjeteve te transportit hyrese ne Shkoder ne pikat e fermentimit,artistikes dhe bahcallekut.
/ Star Plus TV /