Kompania ndërkombëtare Philip Morris ka drejtuar një kërkesë për rregullatorët dhe ligjvënësit Evropianë, lidhur me problematikat e shitjes së produkteve të duhanit në tregun e zi. Sipas studimit të kryer nga KPGM mbi konsumimin e cigareve të blera në tregun e zi, tregohej se këtë vit ka një rritje me 3.9% duke arritur në 35.5 miliardë cigare të konsumuara brenda Bashkimit Evropian. Ndërkohë që po i njëjti studim pohon se konsumimi i cigareve në BE ka pësuar ulje në të njëjtën periudhë.

Bazuar në raportin e KPGM, rritja e konsumimit të produkteve të duhanit nga tregu i zi, është ndikuar së shumti nga produktet e falsifikuara që qarkullojnë. Franca është dhe vendi ku tregu i zi i cigareve të falsifikuara ka nivelet më të larta.

“Gjetjet e raportit të KPGM duhet të jenë një thirrje për aksion. Është alarmante që në shtete të cilat ruajnë nivele të larta të taksave mbi cigaret, siç është Franca, në vend që të ketë një ndikim në uljen e prevalencës së duhanpirjes, shohim një rritje të konsumimit të produkteve të falsifikuara. Në fakt, në Francë gjatë pesë viteve të fundit, edhe pse çmimi mesatar i paketave të cigareve të kontrolluara është rritur me më shumë se 50%, numri i duhanpirësve të rritur nuk ka pësuar uljen e pritur,” shprehet Gregoire Verdeaux, Zëvendës Presidenti për Çështjet e Jashmte pranë PMI.

Por sipas tij ka ende shpresë, pasi shtete të tjerë të BE-së kanë adoptuar politika të diferencuara mbi alternativat e cigareve. Këto politika mbështesin reduktimin e konsumimit të cigareve, ndërkohë që shmangin forcimin e tregut të zi. “Ndaj dhe Komisioni Evropian në Bruksel duhet të ndërtojë politikat e së ardhmes mbi këto baza”, vijon Verdeaux.

Studimi fokusohet në të dhënat e 30 vendeve, dhe tregon se nga shitja e cigareve në tregun e zi, vendet do të kishin përfituar rreth 10.4 miliardë euro në taksa. “Humbja e lartë që qeveritë e shteteve pësojnë nga mungesa e kthimit të taksave, ndikon edhe tek mundësia për të investuar e përmirsuar sektorë si shëndeti publik, infrastruktura, siguria, dhe me kalimin e kohës qytetarët evropian do të përballen me çmime më të larta të ushqimeve të shportës,” tregon Gregorie Verdeaux.

Por shqetësimi tjetër lidhet me faktin që problemi i duhanpirjes nuk ka një paraqitje të saktë në shifra, diçka që ndikon drejtpërdrejt tek përgjigja strategjike e menaxhimit. “Kjo situatë krijon një gjendje urgjente për të siguruar që duhanpirësit të kenë akses tek alternativat pa tym, për t’u mundësuar këtyre individëve zgjedhje më të mira se blerja në tregun e zi,” shpjegon Verdeaux.

Për kompani si PMI, eliminimi i tregut të zi mbetet një prioritet i vazhdueshëm. PMI bashkëpunon me agjenci të ndryshme dhe organizata për të formuluar një përgjigje kundrejt aktiviteteve të tregut të zi, si operacionet e kontrabandës apo identifikimit të produkteve të falsifikuara. Përmes PMI IMPACT, kjo kompani ka premtuar angazhim për të reduktuar sa më shumë mundësitë e krijimit të tregut të zi por edhe për mbrojtjen e konsumatorëve të tyre.

Artikulli paraprakALARM NGA ZJARRET NË KRYEQYTETIN ITALIAN, DEVIJOHEN FLUTURIMET
Artikulli tjetërPSIKOLOGJIA E AROMAVE, SI E NDIKOJNË TRURIN, KUJTESËN DHE EMOCIONET