Që prej fillimit të muajit shkurt, qytetarët shkodranë por jo vetëm janë përballur me rritjen prej 2 mijë lekësh të vjetra të çdo pakete të ofertave nga kompanitë celulare në vend. Sipas tyre, një rritje e tillë çmimesh nuk është aspak normale, duke marrë parasysh të ardhurat modeste që kanë.
Ndërkohë, qytetarët kërkojnë që dikush të kontrollojë tarifat e paketave telefonike në mënyrë që pas disa mujash të mos ketë një rritje tjetër.
Deri më tani, të gjitha paketat e ofertave kanë pësuar ndryshime rritje, ku me e paketa më e lirë kushton 12 mijë lek të vjetra dhe më e shtrenjta varion nga 22 mijë lek lek në kompani të ndryshme.
Ajo çfarë ka indinjuar edhe më tepër qytetarët duket se është rritja e vazhdueshme e tarifave ndërkohë që shërbimet nuk njohin përmirësime. Pavarësisht kësaj situate, askush nuk ka ndërhyrë në menaxhimin e këtij fenomeni që përsëritet prej koëhsh në vend.