KONTROLL MË TË LARTË FINANACVE, PRESIDENT MBETET LUKA .Bordi i ri i Vllaznisë, është duke u parë në opinionin publik, madje dhe në disa gazeta sportive si rruga e zgjidhjes së problemeve të skuadrës shkodrane. Me mbledhjen e bordit mbikqyrës u përcaktua që kryetar bordi të vendosej ish-donatori Xhevdet Amuli, ndërsa nënkryetar Edip Shiroka.
Por kjo lëvizje u komentu se tashmë mund të zgjidhej çdo problem dhe se skuadra mund të rifutet në rrugën e duhur. Pas një interesimi të Star Plus, dhe me biseda të drejtpërdrejta me anëtarët e bordit mbiqkyrës të skuadrës shkodrane, u mësuan dhe kompetencat apo detyrat e këtij bordi. Së pari, ky bord nuk ka asnjë detyrë përsa i përkete organizimit apo mirëfunskionimit në apsektin teknik të skuadrës. Kjo për shkak se dy përosnat të cilët do të merren direkt, janë administratori i klubit, Neritan Kalamishi dhe drejtori sportiv, Armir Grima. Ndërkohë bordi, ka vetëm për detyrë kontrollin e financave dhe të kërkohet llogari për administrimin e tyre dhe destinacionin për të cilën do të përdoren lekët që miraton Këshilli i Bashkisë. Kjo tashmë është parë dhe në vendime e para, ku bordi kaloi një muaj rroga të prapambetura për lojtarët, ndërsa pjesa e tjetër e 90 mln lekëve do të përdorën për detyrimet kryesore të skuadrës. Ndërkohë që ky bord në bashkëpunim dhe me drejtorin sportiv, Armir Grima, kanë bërë të mundur sigurimin e shumës financiare prej 24 mln lekësh të vjetra, për pagesën e gjobës prej 6 mln lekësh për të katër ndeshjet për të cilat është dënuar stadiumi “Loro Boriçi”, duke bërë që tashmë Vllaznisë ti rikthehen tifozët. Kështu për të sqaruar, është se bordi i ri i Vllaznisë, pritet të jetë më funskional vetëm në kërkesën e llogarive për lekët që financohen, ndërsa teknikisht, nuk ka asnjë të drejtë për skuadrën, pasi çdo gjë është në dorë të presidentit që është kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka.