Kompletimi I nxënësve me tekste shkollore duket sikur po shkon drejt një finalizimi pozitiv.

Edhe pse shkolla ka 27 ditë që ka filluar, deri tani pamundësia e paisjes me libra I ka shoqëruar të gjithë këta nxënës. Tashmë nëpër libraritë e autorizuara për të shpërndarë këto tekste ka më pak prindër të cilët presin të tërheqin librat e fëmijëve të tyre. Një gjë e tillë vjen e konfirmuar edhe nga mësuesit e shkollave ky bëjnë me dije se rreth 90% e nxënësve janë paisur me libra dhe mësimi vazhdon rregullisht. Kaosi I krijuar këtë vit ka ardhur si shkak I ndryshimit të mënyrës së shpërndarjes së teksteve shkollore. Ndryshe nga vitet e tjera ku shpërndarja bëhej nëpër shkolla këtë vit është aplikuar një formë tjetër. Ishin vetëm 3 librari të qytetit të Shkodrës të cilat ishin të autorizuara te shisnin tekstet shkollore, duke u shkaktuar keshtu radhe të gjata duke shtyrë edhe kompletimin e nxënësve me libra.

Artikulli paraprakHEC-et NË VALBONE, DEDEJ: VËSHTIRË TË PEZULLOHEN
Artikulli tjetër“BARDH E ZI ME NGJYRA” NË FOTOTEKËN MARUBI