INDIVIDË TË CAKTUAR PO SHKELIN LIGJIN, ABUZIME ME NDËRTIMET. Komuna e Bushatit, me ane ten je deklarate shperndare per mediat ka reaguar ndaj policise se Shtetit. Ne kete deklaratë, ngrihet shqetesimi per disa eksponentë të caktuar të cilët janë punonjës në stacionin e policisë në Bushat. Kohët e fundit vërejmë se në fshatrat e Komunës Bushat po bëhën përzgjedhje selektive nga inspektorë të ndryshëm të policisë që operojnë në këtë stukturë,

duke shkelur drejtë për drejtë të drejtat e qytetarëve duke u gjendur pranë banesave në kohë të ndryshme shpeshherë duke ushtruar presion nga format më të ndryshme, një gjë të tillë banorët e kesaj komune nuk e meritojnë , përkundrazi bashkëpunimi i strukturave të Komunës Bushat ka qënë përhere në mbështetje të policisë së shtetit. Rasti më i fundit, është ai i ndërtimeve pa leje të cilat ndërtohen në qëndër të Komunës afër rrugës nacionale në kundershtim të plotë me ligjin duke shfaqur sjellje tendencioze por edhe duke bërë selektime, në një kohë që ne kemi të drejtën ti mendojmë ndryshe. Komuna me ane te specialisteve te saj ka denoncuar disa here keto raste, por uniformat blu ne asnjë moment nuk kanë reaguar duke shfaqur sjellje tendencioze por edhe duke berë selektime, në kundërshtim të plotë me ligjin. Me kete deklarate, komuna e Busahtit, I drejtohet edhe drejtorit te te Policisë së Qarkut të Shkodrës, Z. Lorenc Panganika, ndaj te cilit kerkohet te merren masat e menjëhershme për të kthyer në normalitet këtë situatë, por edhe të zgjedhe persona të aftë nga ana profesionale të cilët ti shërbejnë komunitetit dhe jo të cenojnë të drejtat e tyre për interesa personale. Nga ana tjeter, behet me dije se ne lidhje me keto shkelje flagrante, Komuna Bushat do ti drejtohet edhe Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri. Ne deklarate, Komuna Bushat, ben me dije se ka gjithnje e disponueshme per te bashkepunuar me policine e shtetit me qellim ruajtjen e rendit dhe sigurise per mbare komunitetin

Artikulli paraprakPS REAGON NDAJ “SHPIFJEVE” TË SALI BERISHËS
Artikulli tjetërOSBE TAKIM ME STUDENTËT E GAZETARISË NË SHKODËR