Komuna e Amatrices në Itali, një nga zonat me numrin më të madh të viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë Qëndrore ka paditur revistën satirike franceze Charlie Hebdo, për shkak se vetëm pak orë nga kjo tragjedi natyrore, kanë publikuar dy karikatura të cilat vëjnë në lojë viktimat italiane të këtij tërmeti.
Akti i padisë është prezantuar nga avokati i komunës së Amatrices Mario Cicchett i cili ka deklaruar për mediat se “akti i kryer nga revista franceze është një fyerje e frikshme e pafalshme dhe e pakuptimtë ndaj viktimave të një ngjarje natyrore. Kritika në formën e satirës është një e drejtë legjitime si në Itali ashtu dhe në Francë, por në këtë rast të dy karikaturat e Charlie Hebdo janë një ofendim ndaj kujtimit të viktimave të komunës së Amatrices si dhe ndja personave që i mbijetuan këtij tërmeti.” Padia është në ngarkim të dy autorëve të karikaturave Felix e Coco, si dhe drejtuesve të revistës franceze.