KUDO NË RRUGËT E ASAJ ZONË KA MBETURINA QË NUK PASTROHEN PREJ KOHËSH. Komunat Guri i Zi në Qarkun e Shkodrës pa frikë mund të thuhet se është ndër më të ndoturat në këtë qark.

Një përshkim i shkurtër vetëm gjatë rrugës kryesore që të çon drejt qendrës së Gurit të Zi mjafton për të parë se kudo në atë zonë prej shumë kohësh mbeturinat nuk janë pastruar. Në të gjithë gjatësinë e rrugës por kudo edhe në fshatrat apo rrugicat e komunës Guri i Zi ka mbeturina e papastërti që kanë mbushur pothuajse çdo vend. Përveç kazanëve të papastruar prej shumë kohësh, mbeturinat ndodhen në shumë pjesë edhe jashtë tyre të shpërndara dhe të përhapura. Në këtë mënyrë Komuna Guri Zi nuk e ka bërë aspak detyrën e saj për të pastruar mbeturinat të cilat janë bërë një shqetësim serioz për banorët atje. Komuna e ka për detyrë që të sigurojë pastrimin dhe gjelbërimin për komunitetin por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në këtë mënyrë përzierja dhe shpërndarja e prania e mbeturinave përgjatë gjithë zonës së Guri të Zi mund të jetë një rrezik i madh për mijëra banorë. Përhapja e ndonjë epidemie apo infeksionet janë një kërcënim i përhershëm përsa kohë mbeturinat të mos pastrohen. Në disa vende kazanët ndodhen edhe të rrëzuar duke mos e kryer aspak funksionin e tyre. Kjo është një neglizhencë totale e pushtetit vendor por jo më pak edhe e institucioneve të tjera që për detyrë kanë kontrollin për njësitë vendore në rast se pastrojnë apo jo territorin që administrojnë. Nuk ka asnjë masë për këto njësi të cilat nuk zbatojnë legjislacionin dhe nuk bëjnë detyrën për të cilën paguhen me taksat e vetë atij komuniteti.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/OxYRSWDP0fE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprak8 MARSI, DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS
Artikulli tjetër“ANIMALS NEED ME” PANAIR NË 8 MARS