Kishte zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e shumëpritura verore.
Në Tiranë Giorgio De Serio mbërriti më 1 gusht dhe po atë mbrëmje ishte në Velipojë. Përpara se të linte hotelin një selfie pranë pishinës, aty rreth orës 23:20 dhe një urim “Po dalim, ju urojmë një mbrëmje të bukur” . Më pas udhëtimi me makinë që do i merrte jetën djaloshit nga bari pronar i një kancelerie në Bari. Në profilin e facebook të Giorgios të shumtë janë miqtë që shprehin ngushëllime. Djaloshi nga Italia ishte në makinën BMË me targa AA 767 HF e cila në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit doli nga rruga dhe ra në kanalin e Vilunit. E pamundur të shpëtohet jeta e asnjërit prej të rinjve. Besmir Kola, Artenisa Peraj, Giorgo dhe një tjetër shtetas italian ende i paidentifikuar u gjetën të vdekur brenda në makinë. Familjarët kanë tërhequr nga morgu trupat e tre të rinjve për ti dhënë lamtumirën e fundit, ndërsa nuk është ende identifikuar italiani i katërt. Trupi i tij gjendet ende në morgun e spitalit të Shkodrës.