Është përkujtuar në Shkodër 79 vjetori i rënies së 5 heronjve të Vigut. Veteranë të luftës antifashiste nacional çlirimtare vendosën kurora me lule në bustin e 5 heronjve duke e cilësuar heroike veprën e tyre në mbrojtje të atdheut.

Familjarë të 5 heronjve të vigut dhe Partisë Komuniste kërkojnë rikthimin e këtij busti në qendër të qytetit të Shkodrës ku ka qenë më përpra.

Qoftë ngjarja e 5 heronjve të vigut 79 vite më parë por edhe çështja e bustit vijojnë të mbeten një debat që ndan në dy pjesë historianët në vend. Një pjesë e quajnë heroike veprën e tyre ndërsa një pjesë tjetër i cilësojnë si pjesë e asaj lëvizje që më pas solli komunizmin në vend.

Artikulli paraprakSKEMA E MBËSHTETJES, JEPEN 200 MILIONË LEKË SUBVENCION PESHKIMIT
Artikulli tjetërLEZHA E BLLOKUAR NGA TRAFIKU