Në ceremoninë e 78 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë në Shkodër nuk mungoi ylli i kuq dhe grushti, simbole të komunizmit dhe diktatorit Enver Hoxha. Këto simbole i solli si çdo vit sekretari i Komitetit të Partisë së Punës Gjon Bruçi i cili thotë se diktatori Enver Hoxha nuk është një kriminel dhe nuk kreu asnjë krim edhe pse është e faktuar se vrau mbi 6 mijë shqiptarë, burgosi 34 mijë persona dhe internoi mbi 59 mijë vetë dhe mijëra të tjerë të zhdukur.

Sekretari komunist i cili lartëson figurën e diktatorit Enver Hoxha, një prej kriminelëve më të egër që ka njohur sistemi komunist dënon faktin që bashkia Shkodër vijon të mos e festojë Çlirimin e Shqipërisë ndërsa akuzon PS, PD dhe Partinë e Lirisë.

Bruçi ka kritika të forta edhe për qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Rama duke thënë se nuk ka asnjë tentativë reale për bashkimin kombëtar me Kosovën.

Për çdo vit bashkë me organizatën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe drejtuesit vendor të majtë të Shkodrës marrin pjesë edhe drejtues e përfaqësues të Partisë Komuniste duke mos patur guximin që të mos i lejojnë të marrin pjesë dhe të ndahen nga e kaluara komuniste, një parti e cila nën udhëheqjen e Enver Hoxhës kreu krime të rënda ndaj shqiptarëve duke lënë për 45 vite vendin të izoluar, në prapambetje dhe në një prej regjimeve më të egra.

 

Artikulli paraprak78-VJETORI I ÇLIRIMIT, SHKODRA FESTON E NDARË POLITIKISHT
Artikulli tjetërKONCERTI PËR FESTAT E NËNTORIT NË SHKODËR!