Në vizitat për festën e Kurban Bajramit me përfaqësues të Myftinisë Shkodër morën pjesë edhe drejtues dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në Shkodër duke dhënë urimet e tyre për të gjithë besimtarët musliman. Në pamundësi për të qenë fizikisht i pranishëm për shkak të një vizite jashtë Shqipërisë Arqipeshkëvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra përmes një letre përcolli urimin e tij me rastin e Kurban Bajramit.

“Vëllezër dhe Motra! Në emër të besimtarëve katolikë në Shqipëri Ju uroj për festën e Kurban Bajramit. Festa e sotme kujton provën e fesë që pati Abrahami, i cili për të dëshmuar fenë në Hyjin ishte i gatshëm për të flijuar djalin e tij. Por Hyji e shpërbleu duke zëvendësuar djalin me një qengj. Kurbani i vërtetë, si flijimi i Abrahamit, është zbatimi i vullnesës së Zotit, është respekti i të drejtave njerëzore dhe lirisë së fesë, është besimi ndaj tjetrit, sin a ka dëshmuar Abrahami, Ati ynë i përbashkët në fed he një nxitje për solidaritetin ndaj të tjerëve. Duke ju lutur Zotin për juve, ju uroj për shumë vjet Kurban Bajramin”, përfundoi urimin e tij arqipeshkëvi Massafra.

Meshtari i kishës katolike në Shkodër Emilio Valente dhe famullitari i kishës ortodokse në Shkodër Atë Nikolla Petani zhvilluan vizitat e rastit duke uruar besimtarët musliman për Kurban Bajramin.

Artikulli paraprakZJARRET NË PYJE DËMTUESI KRYESOR
Artikulli tjetërPËSOI ARREST KARDIAK, HUMB JETËN NË VELIPOJË 82-VJEÇARI