Mungesa totale e sinjalistikës rrugore përgjatë 500 metrave në lagjen Liria të Shkodrës po rrezikon çdo ditë dhjetra, fëmijë të komunitetit egjiptian që jetojnë ngjitur me rrugën e Shirokës.
Mungesa totale e vijave të bardha dhe mungesa e barrierave për ngadalësimin e shpejtësisë janë sipas banorëve dy arsyet kryesore që në këtë zonë janë aksidentuar 3 fëmijë.
Gjatë sezonit turistik, dhjetëra fëmijë të komunitetit egjiptian luajnë çdo pasdite në mes të rrugës, ndërsa numri i lartë i automjeteve që lëvizin drejt Shirokës rrit rrezikun e aksidenteve rrugore.