Komuniteti egjiptian në Shkodër jeton në kushte të vështira prej vitesh. Edhe kur jemi në prag të stinës së dimrit, mungon mbështetja ndaj tyre nga ana e bashkisë Shkodër. Një projekt I 4 viteve më parë për rikonstruksionin e këtyre banesa u la përgjysëm, duke krijuar pakënaqësi tek banorët të cilët për vite me radhë kalojnë dimrin duke mbyllur vrimat në çatitë e amortizuara të cilat fusin brenda shiun që bie jashtë.

Ata kërkojnë nga bashkia Shkodër rikonstruksionin sa më parë të këtyre banesave, ose t’I lejojë ato të ndërhyjnë për riparimin e pjesshëm.

Këto banesa, përveçse tejet të amortizuara dhe që vështirësojnë jetesën e banorëve atje, japin edhe një imazh të shëmtuar për hyrjen e qytetit të Shkodrës. Pavarësisht apelit ndër vite, bashkia Shkodër nuk e ka parashikuar në buxhet, rikonstruksionin e këtyre banesave dhe mbështetjen e komunitetit egjiptian

 

Artikulli paraprakPIROGRAFËT E VEÇANTË TË PROJEKTIT “SHPRESA”
Artikulli tjetërFORMACIONI/ KOMBËTARE EKSPERIMENTALE DHE LOJTARË NGA SUPERLIGA, SI RRESHTOHEN KUQEZINJTË NË ABU DHABI