Banorët e komunitetit egjiptian pranë urës së vjetër të Bunës kanë kërkuar nga institucionet dhe organizatat në mbrojtje të tyre që të rikonstrtuktohen banesat të cilat janë tejet të amortizuar prej vitesh. Godinat kanë mbetur në këtë gjendje për shkak të vështirësive ekonomike që kanë familjet në këtë zonë.
Kjo kërkesë e tyre vjen duke marrë parasysh stinën e dimrit dhe vështirësitë që kanë familjet gjatë ditëve të ftofta dhe me reshje shiu gjatë dimrit.
Po ashtu, ata kërkojnë që të mos lihen në jashtë vëmëndjes së organizatave që operojnë në Shkodër.
Gjendja e amortizuar e banesave të komunitetit egjiptian është një problematikë e përsëritur prej vitesh. Pak kohë më parë është bërë vetëm restaurimi I nëntë banesave por investimi është ndërprerë.