Femijet jane ato te cilet meritojne qe kete fundviti te festojne te gjithe se bashku, pa asnje dallim dhe pa asnje difernecim nga askush tjeter.

Ne kete kuader, Fondacioni Papa Gjoni 23, ka mbledhur se bashku ne nje aktivitet festiv femije te zonave periferike te shkodres, te cilet jane mbledhur se bashku per te kaluar nje dite ndryshe ne prag te festes se krishtlindjes dhe vitit te ri. E pranishme ne kete aktivitet ka qene edhe kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi, e cila pervec falenderimit per shoqaten qe operon ne Shkoder prej vitesh, u ndal edhe tek rendesia e ketyre festave dhe urimin tradicional per te gjithe. Fondacioni Papa Gjoni 23, operon ne Shkoder prej vitesh, duke qene prane familjeve dhe femijeve ne veshtiresi ekonomike, shtresave te margjinalizuara te cilet kane nevoje per mbeshtetje nga te gjithe dhe nje mundësi keto femije e kane prane ketij fondacioni.

Artikulli paraprakAKSIONI I ENERGJISË, 2 SHTETAS NË PRANGA
Artikulli tjetërMBETJET, NJË IMAZH NEGATIV NË ANË TË MALIT