Koncesioni i Rrugës së Kombit i jepet grupit shqiptar, rrëzohen turqit
Pas ankimeve, fitues “Salillari” e “Kastrati” Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të rrezojë përfundimisht vendimin që i jepte grupit turk “Vendeka Bilgi” koncesionin e Rrugës së Kombit. Fituese zyrtare tashmë është grupi shqiptar i përbërë nga kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari”, i cili u rendit fillimisht në vendin e dytë në tender. Lajmi është konfirmuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, si dhe Ministria e Transporteve. Vendimi i KPP erdhi pasi konsorciumi shqiptar ankimoi për parregullsi rezultatin e tenderit. Sipas animimit, grupi turk nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në kontratën koncesionare. Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës.