Turistët dhe banorët e Shkodrës, kaluan një natë ndryshe falë performances së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.
Këngët dhe vallet e interpretuara për rreth 60 minuta me mjeshtëri tërhoqën vëmendjen e spektatorëve, pranë sheshit para bashkisë Shkodër.
Sipas drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ky aktivitet mundësoi njohjen e vlerave të traditës dhe folklorit edhe për turistët e huaj.
Këto aktivitete kulturore po organizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në zona turistike të ndryshme të vendit.