Disa prej perlave të muzikës erdhën në një koncert të orkestrës simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, të shfaqur në teatrin “Migjeni” në Shkodër.
Dirigjenti Aurelien Azan Zielinski dhe violinistja Anna Gockel bashkë me orkestrën simfonike të RTSH dhuruan një koncert të muzikës serioze në kuadër të Javës Franceze të Kulturës e cila ka nisur në vendin tonë. Pas pjesëve muzikore të njohura të Shubert, Saint Saëns dhe Ravel, dirigjenti Zielinski thotë se këto aktivitet kulturore tregojnë lidhjen e afërt mes Shqipërisë dhe Francës.
Violinistja Gockel thotë se mori shumë entuziazëm nga publiku shkodran në koncertin e orktestrës simfonike të RTSH.
Në këtë koncert të muzikës serioze të orkestrës simfonike të RTSH, spektatorët e pranishëm në teatrin “Migjeni” morën ndjesi pozitive.